Thaçi kujton kohën e protestave studentore: Ngritej e gjithë Kosova në këmbë

Aktuale

Thaçi kujton kohën e protestave studentore: Ngritej e gjithë Kosova në këmbë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:06
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për periudhën e Lëvizjes Studentore dhe kohën kur ishte prorektor i studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Ai sonte në ‘Personale’ ka folur për rolin e tij dhe aktivitetet si student dhe rezistencën ndaj policisë serbe, duke thënë se ndjehet krenar për atë kohë.

‘’Në kuadër të lëvizjes studentore jemi marrë me organizimin e protestave kundër prezencës së policisë serbe në Kosovë dhe Ish Jugosllavisë. Ishte lëvizje studentore që lëvizte gjithë popullin në kërkesat  kundër Serbisë. Ndihem krenar me atë periudhë që nuk do të doja që gjeneratat e ardhshme ta përjetonin sepse duhet të fokusohen në dije.

‘’Ajo periudhë ka qenë interesant dhe sfiduese. Edhe pse të pushtuar ka pasë koncepte të ndryshme. Logjika ka qenë që nuk ka demokraci pa liri. E pamunduar të ndërtonim shtet demokratik pa fituar lirinë. Ka qenë një angazhim i vetëdijësimit të njerëzve edhe pse rrugë më e vështirë, por më e drejt. Përkushtim serioz i përgjegjshëm që rezultoi edhee me themelimin e UCK’së’’.

‘’Unë kam qenë i angzhuar në Lëvizjen Popullore për Kosovën, përmes Kadri Veselit ku kemi dhënë angazhim konkret.  Ishte mesazh lëvizja studentore, sepse ngritej e gjithë Kosova në këmbë. Kishte shqetësim kur Policia ndërhynte konvikte dhe dërgonte në burgje vetmë pse kërkonim liri e republikë’’, shton Thaçi.

‘’Në atë kohë skemi pasë kontakte me ndërkombëtarë’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat