Serbia asnjëherë nuk do hyj në BE, ky vend do të vendos veto – lajmi ka rrjedh nga Brukseli

Aktuale

Serbia asnjëherë nuk do hyj në BE, ky vend do të vendos veto – lajmi ka rrjedh nga Brukseli

Nga: D.RR Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:28
Ilustrim

Tanja Domi, profesoreshë e Universitetit Kolumbia ka theksuar se “Holanda me veto do të bllokoj përgjithmonë Serbinë dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor në rrugën drejtë BE-së”, shkruan “Expreso”, përcjell “Bota Sot”.

Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor kurrë nuk do të hyjnë në BE sepse Holanda me veton e saj vazhdimisht do të bllokoj bashkëngjitjen e tyre.

Këtë e thekson Tanja Domi profesoreshë që mendon se Holanda nuk do heq dorë nga qëndrimi i saj i fortë për zgjerimin e BE-së kur në pyetje janë vendet e Ballkanit.

Ajo konsideron se përshpejtimi i euro-integrimit të Ballkanit Perëndimor që kanë dërguat Bullgaria, Çekia, Estonia, Letonia, Lituania, Hungaria , Italia, Malta, Austria, Kroacia, Sllovenia, Polonia dhe Sllovakia përbën tentim që të zbutet goditja që Franca dhe Holanda i kanë dhënë idesë së zgjerimit me raportin e tyre ndaj fillimit të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“ Nëse mundësitë e zgjerimit janë përkeqësuar posaçërisht ndaj Maqedonisë kjo nuk është mirë për BE. PA dyshim se cinizmi ndaj BE-së nga ana e vendeve potenciale kandidate gjithsesi do thellohet nëse Maqedonia nuk kyçet në procesin e bashkëngjitjes sa më parë që është e mundshme” ka thënë ajo.

Sipas saj Kina, Turqia dhe Rusia janë angazhuar me forca të buta dhe forta dhe BE më nuk është lojtari në regjion. Mendoj se në vakuumin e krijuar me dobësimin e Britanisë për shkak të Brexit dhe tërheqjen e vazhdueshme të ShBA-ve ndikon keq në regjion në kuptimin e ndërtimit të demokracisë. Asnjë nga konkurrent gjeostrategjik nuk njihet për mbështetjen e fortë të demokracisë. Aq më parë me ta dominojnë qeveritë neo-liberale –ka nënvizuar Domi, duke ritheksuar se Holanda do të vazhdoj që të vendos veto në çështjen e zgjerimit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat