Anton Quni kujton Nekibe Kelmendin: Zonjë e hekurt, një jetë të tërë u angazhua për liri e demokraci - Bota Sot
Anton Quni kujton Nekibe Kelmendin: Zonjë e hekurt, një jetë të tërë u angazhua për liri e demokraci

Aktuale

Anton Quni kujton Nekibe Kelmendin: Zonjë e hekurt, një jetë të tërë u angazhua për liri e demokraci

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:27
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka kujtuar ish-deputeten Nekibe Kelmendin, duke bërë homzhe tek varri i saj.

Ai përmes Facebook ka shkruar se, Nekibe Kelmendi një jetë të tërë u angazhua për liri e demokraci, pavarësisht dhimbjeve të mëdha që kishte, ajo qëndroi si një lis i palëkundur duke vazhduar angazhimin e saj për drejtësi të konsoliduar dhe jetë më të mirë të qytetarëve.

Postimin i plotë:

I paharruar kujtimi për Nekibe Kelmendin, zonjën e hekurt, që një jetë të tërë u angazhua për liri e demokraci.

Ajo i dha aq shumë Kosovës.

Dhimbja e madhe për humbjen e njerëzve më të dashur, burrit dhe dy djemve, nuk e ndaloj ne aktivitetin e saj politik, si lis i palekundur qëndroj e fortë duke vazhduar angazhimin e saj për drejtësi të konsoliduar dhe jetë më të mirë të qytetarëve!

Lavdi!

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...