E ftoi në partinë e tij, Korab Sejdiu i përgjigjet Milaim Zekës

Aktuale

E ftoi në partinë e tij, Korab Sejdiu i përgjigjet Milaim Zekës

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:16
Korab Sejdiu

Është deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës që nga shtatori i 2017-ës. Korab Sejdiu nuk po mendon t’i bashkohet ndonjë subjekti politik, madje ai po shqyrton mundësinë që të largohet tërësisht nga politika.

Sejdiu, dy vite më parë përmes listës zgjedhore të Aleancës Kosova e Re hyri në Kuvendin e Kosovës. Ai ka treguar se e refuzon ftesën e deputetit Milaim Zeka për t’iu bashkuar Partisë Euroatlantike të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk do të pranojë ftesën e Zekës dhe askujt tjetër deri në përfundim të mandatit.

“Unë e falënderoj çdo person që bën ofertë për bashkim të forcave politike por unë në përfundim të mandatit duhet të vendos a dëshiroj të vazhdoj përkushtimit dhe kyçjes në politikë dhe tek pastaj të flas dhe të vendos rreth subjektit që do të rrugëtoj së bashku”, ka thënë ai.

E Sejdiu ka mohuar të ketë marrë ftesë zyrtare nga Zeka.

“Jo kohët e fundit nuk kam pas diskutim me zotin Zeka e as me askënd tjetër lidhur me këtë çështje sepse të gjithëve u kam bërë me dije se fillimisht duhet të vendos rreth vendimit për vazhdim në politikë”, ka thënë ai.

Madje Sejdiu ka paraqitur mundësinë për largim nga politika.

“Unë duhet të vlerësoj në fund të mandatit a e kam energjinë dhe mundësinë që të vazhdoj në politike dhe nëse natyrisht nëse jo më kërkohet nga përkrahësit dhe votuesit e mij atëherë edhe e marr vendimin e duhur”, është shprehur Sejdi.

Ndryshe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka teksa ka dhënë detaje të reja për Partinë Euroatlantike të Kosovës i ka bërë ftesë publike deputetit të pavarur, Korab Sejdiut t’i bashkohet në parti.

Zeka ka ftuar gjithashtu edhe Arban Abrashin, Kujtim Shalën e Zafir Berishën.

“I kam bërë ftesë dhe po i bëj edhe publikisht Arban Abrashit, Kujtim Shalës, do të ishte nder për mua që në ekipin time të ishin Korab Sejdiu dhe Zafir Berisha, gjithashtu i bëj ftesë edhe deputetëve të tjerë të pavarur dhe ka deputetë nga të gjitha partitë politike me të cilët do të kisha dëshirë të bashkëpunoja”, ka thënë Zeka për arbresh.

Ndryshe Sejdiu dy vite më parë, më 7 shtator të 2007-ës ka bërë publike dorëheqjen nga Aleanca Kosova e Re.

Ai atë kohë pati thënë se dorëheqja vie pasi ai dhe AKR kanë mendime të ndara për atë se çfarë është më e mira për vendin.

“Unë kam falënderuar Presidentin Pacolli për bashkëpunimin e deritashëm dhe vullnetin e tij të sinqertë që të jem edhe pjesë përbërëse e rrugëtimit të AKR-së në qeverinë e ardhshme. Lus që dorëheqja ime të merret thjeshtë si veprim moral që t’i qëndroj besnik fjalës sime në këtë moment vendimtar për vendin”, ka thënë Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat