Kritikohet për monopolin në homologim, Lekaj nuk ndjehet përgjegjës - Bota Sot
Kritikohet për monopolin në homologim, Lekaj nuk ndjehet përgjegjës

Aktuale

Kritikohet për monopolin në homologim, Lekaj nuk ndjehet përgjegjës

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:56
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka thënë se Ligji për Automjete ia mundëson EuroLabit që të posedoj licencën për periudhë të pacaktuar.

Këtë deklaratë ministri Lekaj e ka bërë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku ka raportuar lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave.

Ai tha se çdo mjet i prodhuar jashtë vendit duhet të pajiset me një leje. Sipas tij, tregu do të hapet dhe nuk do të ketë monopol. Por, nuk ka mundur të jap një afat se kur mund të ndodhë kjo.

"Me ligj është përcaktuar që afati është i pacaktuar. Kryetar i komisionit ka qenë Muhamet Mustafa. Unë si ministër i Infrastrukturës jam i obliguar që me përpikmëri të aprovoj Ligjin e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës. Ligji është i sponsorizuar nga ish- ministri Zharku, ne s’kemi luajtur as në çmim në asnjë formë. Neve na duhet fizibiliteti dhe kemi kërkuar që të kemi ekspert. Ne jemi munduar që të mos kemi monopol dhe në këtë komision në asnjë vend nuk përmendet monopoli. Nuk jam unë fajtor e as Ministria e Infrastrukturës, por është fajtor ligji. Çmimi është përcaktuar në kohën e ish-ministrit Fatmir Limaj dhe Ahmet Shala", tha Lekaj.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajramin kritikoi ministrin Lekaj për prezantim të ligjit gjatë raportimit të tij.

Teksa i parashtroi disa pyetje atij lidhur me homologimin.

 "Zoti ministër, ne ligjin e kemi përpara. Në letrat e Apostolovës flitej për udhëzimin administrativ dhe jo për ligjin. Ju keni thënë në udhëzimin administrativ se subjekti i cili e ka licencën duhet t'i shfrytëzojë minimum 85 përqind të kapaciteteve në mënyrë që MI të fillojë procedurat për operator të ri. Problemi i parë është, se si ka mundësi që veturat e prodhuara në BE, ta bëjë homologimin në Kosovë. Ku është problemi që duhet të bëhet homologimi i një veture të prodhuar në Gjermani. Pse nuk e keni bërë fizibilitetin, çfarë ndodhë më 2 korrik? Pse e ke pru punën me u vazhdu monopoli më 2 korrik", u shpreh ajo.

 E ministri Lekaj u shpreh se përgjegjëse për këto është vet Bajrami, si ish-ministre.

 "Ligji ia mundëson të pakufizuar. Mos na shitni mend para qytetarëve. Këtë e bëni vetëm sa për t'i mashtruar qytetarët. Tregu nuk hapet ashtu. Ne pas letrës së Apostolovës kemi kërkuar ekspert të jashtëm. Ligji ia ka mundësuar (licencën) në mënyrë te pakufizuar", tha ai.

E drejtori Vehbi Shatri, u shpreh se shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka bërë loje të dyfishtë. "Ky raport ka ardhur tek ne, por ky raport nuk është raport", tha ai. E deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, pyeti se ku qëndron arsyeja që ministri Lekaj dëshiron të avzhdojë kontratën e Eurolab-it edhe për 10 vjet të tjera.

Edhe në këtë rast, ministri Lekaj tha se nuk ndjehet përgjegjës për këtë çështje.

"Ka qenë ministri Zharku që e ka sponzorizu ligjin dhe deputetët të cilët e kanë miratuar ligjin. Po e lexoj paragrafin: 'subjekti i cili i plotëson kushtet nga paragrafi 1, i lëshohet licenca me afat të pakufizuar nëse vazhdimisht i plotëson kushtet'.

Sa i përket monopolit, ne kemi kërkuar ekspertë të fushës për kryerjen e fizibilitetit për të hapur tregun", u shpreh ai.

Deputeti Memli Krasniqi, tha se ligji i automjeteve është i keq, pasi që ka 7-8 muaj që nuk po mund të miratohen disa pika të tij.

"Në seancë nuk është duke i votuar askush as ato amandamente që jemi duke i bërë qe 7-8 muaj", u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...