Zbulohet vrasësi i kolonel Ahmet Krasniqit, publikohen pamjet e para? - Bota Sot
Zbulohet vrasësi i kolonel Ahmet Krasniqit, publikohen pamjet e para?

Aktuale

Zbulohet vrasësi i kolonel Ahmet Krasniqit, publikohen pamjet e para?

Nga: N.H Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:39
Fatmir Haklaj dhe Feriz Kërnaja

Në media sot gjatë gjithë ditës ka qarkulluar lajmi se më datën 21 shtator të vitit 1998, në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, kolonelin Ahmet Krasniqi e ka ekzekutuar Feriz Kërnaja.

Siç raportohet, urdhërdhënësit dhe pretekskrijuesit e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, për shërbimin e kryer, vrasësit ia kanë paguar 250 000 DM (marka gjermane). Kjo shumë marramendëse për kohën e atëhershme, vrasësit Feriz Kërnaja i është dorëzuar nga njëri prej komandantëve kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Por, kush është Feriz Kërnaja, dorasi që mendohet se kreu vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit?

Image

Gazeta “Bota sot”, mëson se Feriz Kërnaja ka qenë i burgosur, ndërsa kjo figurë ishte bërë e njohur pasi që gjatë gjithë asaj periudhe sa kishte qëndruar në burg, ky i fundit shoqërues dhome kishte pasur ish-liderin e Parisë Socialiste, Fatos Nano.

Madje, një foto e përbashkët e tyre, pra e Kërnajës, Fatos Nanos dhe Nehat Kullës një nga kapot e njohur në kryeqytetin shqiptar ishte botuar në shtypin e kohës, raporton “Bota sot”.

Kërnaja gjithashtu kishte një lidhje miqësore edhe me familjen Haklaj, e në veçanti me udhëheqësin e kësaj familje, Fatmir Haklaj.

Feriz Kërnaja gjithashtu ishte njohur edhe si një kundërshtar i madh politik i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Image

Lidhur me këtë çështje, gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Prokurorisë së shtetit për të marrë informacione shtesë lidhur me këtë rast, por zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje.

Ministri i Mbrojtjës në Qeverinë e Kosovës në egzil Kolonel Ahmet Krasniqi u vra pabesishtë, më 21 shtator 1998.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...