Ymeri “godet” Thaçin dhe Haradinajn për dialogun - Bota Sot
Ymeri “godet” Thaçin dhe Haradinajn për dialogun

Aktuale

Ymeri “godet” Thaçin dhe Haradinajn për dialogun

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:14
Visar Ymeri

Anëtari i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Visar Ymeri, ka kritikuar për protagonizëm në procesin e dialogut me Serbinë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për “Epoka e re”, nënkryetari i Partisë Socialdemokrate ka deklaruar se kjo qasje e ka dëmtuar Kosovën dhe nuk duhet të vazhdojë e tillë.

Ymeri ka thënë se takimet e mëhershme të presidentit Thaçi larg syve të publikut dhe tani këto të përfaqësuesve të kryeministrit Haradinaj nuk janë të pranueshme dhe nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm.

Duke folur për mocionin e mosbesimit të qeverisë, ai ka theksuar se janë rritur gjasat për suksesin e një mocioni të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...