“Hipokrizi të shitet si argument se Thaçit iua lehtësua puna”

Aktuale

“Hipokrizi të shitet si argument se Thaçit iua lehtësua puna”

Nga: A.ZH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:16
Hashim Thaçi, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues ekipin negociator të Kosovës në krye me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn.

Duke komentuar për këtë lajm, zëdhënësja për media në Lëvizjen Vetëvendosje Tinka Kurti, ka thënë se vet formimi i këtij ekipi, kishte për qëllim ta mbështeste Thaçin dhe të merrte rroga.

Por, sipas saj, është hipokrizi të shitet si argument se vendimi, do t’ia lehtësojë punën tash presidentit Thaçi.

Reagimi i Kurtit:

Rruga e njëjtë e presidentit anti - kushtetues dhe e një dialogu kundër shtetit e kundër kushtetutës nuk mundet me u bë me një ekip kushtetues.

Ndërkohë, Thaçi ka vazhdu jo vetëm i papenguar por i inkurajuar nga ekipi andaj është hipokrizi të mundohet me u shit si argument se tash kjo do t'ia lehtësojë punën Thaçit.

Vetë formimi i ekipit ishte me ia dhënë një dorë atij e me tjetrën me marr rroga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat