LDK kërkon që të dorëhiqet Qeveria

Aktuale

LDK kërkon që të dorëhiqet Qeveria

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:26
Foto

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas vendimit të Kushtetueses, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ekipit shtetëror dhe të Qeverisë së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së  Avdullah Hoti vlerëson se Gjykata ka folur qartë se ligji për dialogun është antikushtetues. 

“këtë e ka thënë LDK që nga dita e parë që  Kosova është dëmtuar shumë nga pazaret antikushtetuese të koalicionit PAN. Shkelje është bërë edhe me draft rezolutën që është miratuar në Qeveri që dialogu i ka kaluar presidentit”, tha Hoti.

Ai tha se që nga sot ekipi dialogues dhe Qeveria duhet të japin dorëheqje dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. 

Ndërsa deputetja  Vjosa Osmani tha se ky vendim ka sqaruar që kompetencat e Qeverisë për ta zbatuar politikën e jashtme nënkupton përgjegjësi shtetërore.
Ndërsa deputeti Driton Selmanaj tha se çdo ditë vazhdim i kësaj Qeverie, është dëmtim për vendin. Sipas LDK-së, dialogun duhet ta udhëheq vetëm një qeveri legjitime.
 

 
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat