Profesori i Parisit “ndezet” me politikanët, i quan endacakë të kravatuar: Kthehuni nga keni ardhë

Aktuale

Profesori i Parisit “ndezet” me politikanët, i quan endacakë të kravatuar: Kthehuni nga keni ardhë

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:36
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki,  ka reaguar pas vendimet të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli Ekipin Negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se komplet aparati shtetëror janë veç uzurpues të posteve falë pazareve politiko-banditeske.

Postimi i plotë:

Shteti jolegjitim                        

N’Kosovë ka veç insitucione legale.

Legjitime s’është asnjëra, as presidenti, as kryeministri, as kryetari i kuvendit.

Shkurt, komplet aparati shtetëror janë veç uzurpues të posteve falë pazareve politiko-banditeske. Prandaj nuk i dinë mirë as kompetencat e tyre as kufijtë e marrëzive të tyre. Nuk janë aty për punë por për pushtet e për rrjetëzim kriminal.

Prandaj nuk i njeh e pranon në takime asnjë lider botëror. Në sytë e botës janë thjesht endacakë të kravatuar me të kaluar e të tashme të mjegullt.

Në sytë tanë janë dëshpërimi, zhgënjimi, gërdia...janë çka ka më të ultë në një shoqëri.

Merrni vesh: NUK JENI PER KETE SPORT!

Politika është angazhim për tjetrin, jo për veten. Kthehuni nga keni ardhë, dorëzoni ato poste e ato kravata se edhe toka po skuqet prej turpit.

BOOOOOOLL MOOOOOO!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat