Ismaili flet për largimin e ministrave me aktakuza

Aktuale

Ismaili flet për largimin e ministrave me aktakuza

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:50
Uran Ismaili

Nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili, ka thënë se vendimi i kryetarit të partisë Kadri Veseli për largimin nga detyra të ministrave me akuza është bërë që të ngritët standardi në politikën e vendit.

Ai në KTV tha se nuk kanë kërkuar veprim të njëjtë edhe nga partnerët e koalicionit, ani pse thotë se shembujt dhe iniciativat e mira duhet të ndiqen.

“Vendimet tona i kemi marrë në bazë të pushtetit që kemi pasur në Qeveri, ne nuk kemi kërkuar nga partneret e koalicionit ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se çfarëdo imazhi i mirë që i krijohet Kosovës është pozitive për vendin.

“Ne kemi dashur që të krijohet një hapësirë për drejtësinë që nesër të mos thuhet se ka pasur pozitë ministri e nuk kemi mundur që ta gjykojmë”, ka thënë ai.

Sipas tij, PDK ka kërkuar që të gjithë ata që duan të marrin pushtet ekzekutiv në parti, duhet të heqin secilën aktakuzë që i rëndon.

Ismaili thotë se nuk mund të flas për partitë tjera, por që sipas tij, një vendim i tillë po përqafohet nga qytetarët.

Ai nuk ka komentuar deklaratën e Sami Lushtakut i cili para disa ditëve tha se në PDK janë katër-pesë persona të cilët e kontrollojnë partinë e gjithë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat