Nesër mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj?

Aktuale

Nesër mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj?

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:59
Albulena Haxhiu

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak se opozita ka lëshuar mbledhjen me arsyetimin se në Kosovë domosdoshmërish duhen zgjedhje të reja.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje në deklarim për media ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të mosfunksionalizimit të Kuvendit. Ka thënë se Kosova ka qeveri të vendimeve korruptive dhe president që shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Opozita lëshoi mbledhjen e kryesisë së kuvendit për shkak të 50 pikave që po presin që nga shtatori i vitit të kaluar dhe ku kemi një qeveri e vendimeve korruptive dhe ku Presidenti e shkel Kushtetutën e Kosovës zgjedhja e vetme janë zgjidhjet. Këtë qëndrim e thash edhe në mbledhjen e kryesisë” , ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje është e gatshme që qysh neser të dorëzohet mocionmosbesimi pavarësisht nëse janë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“LVV është se qysh nesër të dorëzohet mocioni mosbesimi pavarësisht se a i kemi 61 vota apo jo për rrëzimin për shkak se zgjedhjet janë të vetme zgjedhje”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat