Edhe Shala po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Edhe Shala po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:45
Endrit Shala në Samitin e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me ftesë të ministres së Ndërmarrësisë dhe Teknologjisë së Polonisë, Jadwiga Emilewicz është duke marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo u bë e ditur vetë ministri Shala me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Shala tha se merr pjesë në këtë samit në kuadër të procesit të Berlinit, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.

“Ky samit paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës për të zhvilluar diskutime në fushën e zhvillimit ekonomik, mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, rritjen e eksportit dhe investimeve të huaja”, ka shkruar Shala në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat