Diplomati gjerman: Evropa s’mund të pres më rreth zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi

Aktuale

Diplomati gjerman: Evropa s’mund të pres më rreth zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:48
Wolfgang Ischinger

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka thënë se dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, një zgjidhje politike midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet e paarritshme dhe një situatë frustruese në rajon.

Ai në një tekst autorial të titulluar “Udhërrëfyesi për Ballkanin”, të publikuar në “Politiko”, ka thënë se Evropa nuk mund të përballojë dot të presë vetë dhe shpreson që problemi të dallojë, sepse siç thotë ai, “konflikti i pazgjidhur” në zemër të Evropës paraqet një rrezik të papranueshëm gjeopolitik, sidomos në kohë të trazirave globale.

Ischinger që njëherësh është kryetar  i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i është Marrëveshjes së Dejtonit si “shembull i mirë i diplomacisë e cila duhet të zbatohet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Sipas tij, Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e vitit 1995, megjithëse e papërsosur si një kornizë politike për një shtet funksional, është një shembull i mirë i llojit të diplomacisë që duhet të zbatohet në dialogun Kosovë-Serbi.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë tash e disa kohë është pezull si shkak i taksës së vendosur nga Kosova ndaj mallrave serbe dhe kjo ka bërë që për rreth 7 muaj dialogu të mos vazhdojë.

Të gjitha shtetet e fuqishme evropiane dhe euroatlantike kanë bërë thirrje tek të dy palët që të ulen në tavolinën e dialogut dhe të përfundojnë një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme por kjo nuk është duke ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat