LDK e VV s’po merren vesh as për rrëzimin e Qeverisë, e lëre më ta formojnë atë bashkë - Bota Sot
LDK e VV s’po merren vesh as për rrëzimin e Qeverisë, e lëre më ta formojnë atë bashkë

Aktuale

LDK e VV s’po merren vesh as për rrëzimin e Qeverisë, e lëre më ta formojnë atë bashkë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 00:04
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja dallojnë për një nuancë në aspektin e thirrjes së seancës për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Selmanaj u shpreh i bindur se në vjedhtë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Me VV-në dallojmë pak në procesin se kur të thërrasim seancën për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj. Ata kërkojnë që ta provojmë, ne duam rezultat të sigurt. Mund të ndryshojmë ne qasjen, por edhe ata. Ne vlerësojmë se nuk duhet shfrytëzuar instrumentin kushtetues vetëm sa për ta shfrytëzuar. Nëse s’e arrijmë rrëzimin e Qeverisë, duhet të presim 3 muaj për mocionin tjetër. Dhe për 3 muaj ne e legjitimojmë këtë qeveri. Niveli i degradimit publik që i ka ndodhur Kosovës në politikën e brendshme, por edhe në aspektin e politikës së jashtme, po ka aq shumë skandale të brendshme sa që edhe neve si opozitë po na humbasin… Besojmë se edhe dikush tjetër, përpos LDK-së, VV-së, e PSD-së mund të na bashkohet për ta rrëzuar këtë qeveri”, theksoi Selmanaj.

Ai nuk ka dashur të lidh mos-tentimin për rrëzim të Qeverisë me zgjedhjet e brendshme të LDK-së. Selmanaj tha se ndoshta do të “presim të zgjedhim kryetarin e partisë, e pastaj do të shkojmë të rrëzojmë Qeverinë”.

“Jam i bindur se zgjedhje do të ketë në vjeshtë”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Për garën në Prizren për të marrë drejtimin e degës së partisë atje, Selmanaj tha se nuk ka hyrë në politikë për të gëzuar privilegje.

“Dega e Prizrenit është shumë e dëmtuar. Kam dashur që të ofrohem si mundësi për të zhvilluar atë degë. Ishte proces demokratik, fer, garë shumë e fortë mes meje dhe zotit Quni. Për 9 vota diferencë, zotëri Quni doli fitues”, tha Selmanaj.

Ai thotë se pamjet e dhunës nëpër degë të LDK-së janë të turpshme, por thotë se këto probleme janë zmadhuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...