‘Rekrutimi i noterëve është bërë për nevoja partiake të PDK-së’ - Bota Sot
‘Rekrutimi i noterëve është bërë për nevoja partiake të PDK-së’

Aktuale

‘Rekrutimi i noterëve është bërë për nevoja partiake të PDK-së’

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:06
Abelard Tahiri para Komisionit

Rekrutimi i noterëve të rinj ka përplasur deputetët e Komisionit për Legjislacion me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri.

Ky i fundit ka deklaruar se i gjithë procesi ka shkuar në rregull. Ai bëri të ditur se numri i përgjithshëm që i janë nënshtruar testimit është 600.

"Numri i përgjithshëm që iu kanë nënshtruar testit të noterisë ka qenë 600. Sot është afati i fundit për ankesa. Numri final do të jetë 175 që e kanë kaluar provimin. Sa i përket provimit kam kërkuar që detyra të përgatitet dy orë para provimit. Kam kërkuar që të ketë masa të sigurisë së madhe që të mos dëmtohet një proces të tillë. Të gjitha këto konkurse kanë qenë publike. Për tri grupe janë përgatitur 3 pyetje", tha ai.

 Kryetarja e këtij komisioni Albulena Haxhiu, ka deklaruar se i gjithë procesi është i kompromentuar dhe është bërë për nevoja partiake të PDK-së.

 "Këtë proces e keni bërë për nevoja partiake", tha ajo.

Ndërkohë  Tahirj bëri të ditur se kanë 8 raste që janë paraqitur të konfliktit të interesit, por që ai tha se janë shmangur.

"Janë paraqitur 8 konflikte të interesit. Dhe sipas raportimit këto raste. 8 njerëz e kanë paraqitur konfliktin e interesit, qoftë lidhje familjare, apo që kanë punuar bashkë. Kjo mbetet në përgjegjësinë e gjithsecilit. Përgjegjësia është e gjithsecilit prej tyre. Unë kam kërkuar konform ligjit dhe të shmangen këto raste. Normalisht që nuk e cenon se është shmangur në momentin kur ata janë pyetur. Detyrat kanë qenë me kode", tha ai.

Deputetët kanë kërkuar përgjigje se si është e mundur që shumica e personave që kanë kaluar provimin janë të afërt me PDK, gjë që ministri e ka mohuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...