Kelmendi i reagon ashpër Kadri Veselit: Lufta është ndaj Serbisë, jo ndaj... - Bota Sot
Kelmendi i reagon ashpër Kadri Veselit: Lufta është ndaj Serbisë, jo ndaj...

Aktuale

Kelmendi i reagon ashpër Kadri Veselit: Lufta është ndaj Serbisë, jo ndaj...

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:09
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se kur të flet me Serbinë i vë taksë 1000%, ndërsa kur të flet me ndërkombëtarët ndryshon, e këtu sipas tij, është dallimi me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas kësaj, ka reaguar zyrtari i AAK-së, Muhamet Kelmendi njëherës edhe zëvendësministër i arsimit, i cili shprehet se lufta është ndaj Serbisë dhe jo ndaj ndërkombëtarëve.

Ai shton se, thënia e Veselit të çon mendimin se taksa ndaj Serbisë qenka për ndërkombëtarët dhe jo për produkt serbe.

“Z. Haradinaj ka treguar me fakte se taksa ka për qëllim krijimin e një barazpeshe midis Kosovës dhe Serbisë të shkatërruar pikërisht nga z. Thaçi dhe PDK”, shkruan Kelmendi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Z.Veseli:

Lufta eshte me Serbine jo me nderkombetaret

Ne emisionin qe transmetohet nga ShBA, "Zeri i Amerikes", dje, z.Veseli tha:

"Kur flas me Serbine, i ve takse edhe 1000%, por me nderkombetaret flas ndryshe-ketu dalloj me Haradinajn".

Thenja e tille e z.Veseli te çon ne mendimin se taksa 100% ndaj produkteve serbe qenka vendosur per nderkombetaret jo per Serbine, e cila rrjedhimisht synon ripushtimin e Kosoves.

Por dihet, taksa 100% ndaj produkteve serbe te Serbise nuk eshte vendosur per nderkombetaret,por per shtetin serb, i cili nuk ka reflektuar fare dhe vazhdon masat anti sheterore ndaj Kosoves.

Me nderkombetaret dhe lidhur me ta, taksa 100% nuk ka kurrefare rendesie. Nderkombetaret kerkuan suspendimin e takses per Serbine. Ndryshe nuk ka logjike dhe as percaktimet politike nuk na tregojne se taksa ishte mjet ndaj nderkombetareve.

Cka kuptohet fjalia se une me nderkombetaret flas ndryshe jo si Haradinaj?

Z.Haradinaj ka treguar me fakte se taksa ka per qellim krijimin e nje barazpeshe midis Kosoves dhe Serbise te shkaterruar pikerisht nga z.Thaci dhe PDK.

Nese mendohet ne propozimin qe z.Veseli pati bere per suspendimin e takses per 120 dite, gje te cilen ua paraqiti amerikaneve ne takim, tregohet perseri se taksa ka lidhje me shtetin serb. Do te kuptohej z.Veseli ne kete propozim te bere edhe dje ne "Zerin e Amerikes" nese do te garantohej shtetesia e Kosoves nga faktoret relevante nderkombetare.

Ne bisedime me faktorin nderkombetar, z.Haradinaj, paraqitet real dhe pragmatik. Edhe dje deklaroi ne konferencen per shtyp se se "Kosova bene kompromis... Ajo eshte heqja e takses per njohje te shtetit nga Serbia".

Ketu eshte eshe baza e qendrimeve politike te z.Haradinaj. Mirepo z.Veseli nuk do ta kuptoje. Ai flete me dy qendrime. Nje ne Kosove per publikun dhe nje ndaj ndetkombetarevee.

Kjo po e demton ceshtjen tone.

Serbia ka pergjegjesi te madhe ndaj Kosoves.

Ajo ka vrare mbi 13 700 shqiptare vetem ne vitin 1998-99.

Ketij shteti, te cilit i takonte edhe Vucic dhe Dacic, ne kohen e Milloshevicit, perdhunoi mbi 20 mije femra shqiptare, sikunder shkaterroi dhe djegu 150 mije objekte. Ne fund i deboi me dhune e terror mbi 1 milion shqiptare. Edhe sot vazhdon me politiken shkaterrimtare. Armatoset me arme dhe vepron me masa te ndryshme politike, ushtarake e diplomatike kunder shtetit te Kosoves dhe popullit shqiptar.

Nuk ka vend ne bote qe nuk del kunder Kosoves.

Ketu eshte z.Veseli baza dhe shkaku te cilin ju duhet me cdo kontakt me nderkombetaret ta kerkoni. Nuk eshte faji te taksa ndaj Serbise per Serbine dhe as e faktorin nderkombetar, por eshte shkaku i mos njohjes se gjendjes reale ne Kosove, si dhe dhunes, terrorit dhe gjenocidit serbomadh te bere.

Z.Haradinaj dhe AAK e respekton faktorin nderkombetar, mirepo kerkon barazpeshe dhe njohje te shtetit te Kosoves nga cdo subjekt ne menyre qe Kosova te jete ne lartesine e duhur, kundruall te tjereve dhe shtetit serb.

Ketu dallon z.Haradinaj dhe AAK-ja nga z.Veseli dhe PDK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...