Deputeti i PSD-së: LDK e VV nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë

Aktuale

Deputeti i PSD-së: LDK e VV nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:40
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Salih Salihu, ka thënë se LDK-ja dhe lëvizje Vetëvendosje nuk janë të gatshme që ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai për Televizionin Publik tha se mungesa e gatishmërisë lidhet me dialogun me Serbinë.

“LDK dhe Vetëvendosje nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë. Sepse ato e dinë që procesi i dialogut është i vështirë dhe iu duhet ta marrin barrën e dialogut. Ato po presin që mos po përfundojë dialogu me këtë qeveri”, ka thënë ai.

“PSD-ja është treguar e gatshme për t’u marrë me dialog”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat