Këto janë tri çështjet që Hashim Thaçi kurrë nuk do të donte të zbuloheshin për të

Aktuale

Këto janë tri çështjet që Hashim Thaçi kurrë nuk do të donte të zbuloheshin për të

Nga: N.Sh Më: 18 korrik 2019 Në ora: 08:55
Hashim Thaçi

Tri çështje mjaftë të rëndësishme që patjetër duhet të zbulohen për opinionin publik, janë me të vërtetë enigmë.

Të tria këto kanë të bëjnë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili normalisht që po të pyetet nuk do të pranonte kurrë për zbulimin e tyre.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, çështja e parë është që Thaçi nuk do të pranonte kurrë të hapen dosjet nga shërbimi sekret serb dhe ai francez.

E dyta, sipas tij është që asnjëherë nuk do të i nënshtrohej një detektori të rrenave për bashkëpunim me shërbime sekrete armiqësore dhe për vrasjen e udhëheqësve të UÇK-së dhe LDK-së, si dhe e treta nuk do të pranonte që të i dorëzohet një kontrolli të mjekësisë ligjore se a ka na trupin e tij narkotikë.

“Tri gjerat që kurrë presidenti Hashim Thaçi nuk do ti pranonte ti bënte nëse do pyetej; e para 1, nuk dot pranonte kurrë që shërbimet sekrete UDB-Serbe dhe DGSE-Franceze ti hapnin dosjet e veta sekrete, e dyta 2, kurrë nuk dot pranonte që ti nënshtrohej një kontrollit para Detektorit të rrenave ku dot pyetej pos për bashkëpunim me shërbime sekrete armiqësore edhe për vrasjen e udhëheqësve të UÇK dhe LDK, dhe e treta 3, kurrë nuk dot pranonte vullnetarisht që ti dorëzohet një kontrollit ligjor-mjekësor mbi prezencën e narkotikëve të Kokainës dhe Marihuanes në trupin e tij dhe kurrë nuk dot pranonte të jepte vullnetarisht ADN dhe kontrollin e saj.!”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat