Albulena Haxhiu: Posta po kapitullon, momenti fundit për ta shpëtuar

Aktuale

Albulena Haxhiu: Posta po kapitullon, momenti fundit për ta shpëtuar

Nga: V.R Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:54
Posta

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj, është intervistuar lidhur me kontratat e dëmshme në kurriz të Postës, shkruan “Bota sot”.

Ajo, ka thënë se është koha e fundit kur Prokuroria të veprojë në sjellje e fajtorëve para përgjegjësië.

Postimi plotë i saj:

Nga Sindikata e Telekomit, dje pranuam lajmin që Kryetari i Sindikatës, z.Lamih Balaj, është intervistuar lidhur me kontratat e dëmshme, e në veçanti për kontratën me Z- Mobile, e cila i ka shkaktuar dëme të mëdha Telekomit dhe që duket të jetë një na kontratat që e ka sjellë Telekomin në një gjendje të tillë.

Është koha e fundit kur Prokuroria duhet të veprojë në kuptimin e sjelljes së fajtorëve para përgjegjësisë. Institucionet e drejtësisë e kanë për obligim të mbrojnë ndërmarrjet publike nga kontratat e tilla abuzive që janë mundësuar nga bordet e menaxhmentet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat