Qendra Karnegi e Moskës: Serbët janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo gjë rreth Kosovës

Aktuale

Qendra Karnegi e Moskës: Serbët janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo gjë rreth Kosovës

Nga: F.B Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Udhëheqja e Serbisë qysh tash është e gatshme që të nënshkruaj për Kosovën çdo gjë që duhet, nëse merr garanci  se për atë shkak nuk do të humb pushtetin, shkruan Qendra moskovite Karnegi, përcjellin “B92” dhe “Bota Sot”.

Shkuarja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Hagë, nga ana tjetër tash për tash nuk gjasa që shpejt të zgjidhet çështja e Kosovës. Udhëheqja e Serbisë e mësuar nga përvoja e mëhershme me skepticizëm ka pranuar risitë dhe vlerëson se shkuarja në Hagë është një trik i perëndimit që të detyroj Beogradin në lëshime të reja, thonë në Karnegi.

Në tekst vlerësohet po ashtu se dorëheqja e Haradinajt, posaçërisht nëse pas kësaj pason procesi gjyqësor pashmangshëm do ndikoj në sjelljen e Prishtinës.

"Udhëheqja serbe në përgjithësi është e gatshme që të nënshkruaj çdo gjë për Kosovën , nëse merr garanci se për atë shkak nuk do të humb pushtetin. Nëse Gjykata Speciale me seli në Hagë mund të sjell Prishtinën në situatën e njëjtë, zgjidhja e çështjes së Kosovës mund të zgjidhet me sukses ", vlerësojnë në Karnegi.

Sipas tyre lehtësia me të cilën perëndimi ka lejuar shkuarjen e njeriut kryesor në bisedime për Kosovën tregon se ndërmjetësimi perëndimor në këtë konflikt ka nisur të ndërtohet në parime tjera.

"Në Uashington dhe kryeqytetet evropiane janë të stërmbushur me lodhje dhe nervozë për shkak të kapriciove të Prishtinës dhe është vendosur që çdo gjë të mendohet. Tash perëndimi mendon se jo elita serbe po ajo shqiptare është fajtore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe në të ardhmen do të sillen në atë mënyrë ", thuhet në tekst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat