Limaj: Pa u shpërndarë Parlamenti me 81 vota, s’ka zgjedhje

Aktuale

Limaj: Pa u shpërndarë Parlamenti me 81 vota, s’ka zgjedhje

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:04
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për situatën aktuale në vend, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “pa një marrëveshje të forcave politike, nuk mund të shpërndahet parlamenti, dhe s’ka zgjedhje”.

Ai ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka të drejtë ta shpërndajë Parlamentin.

“S’ka rrugë tjetër për zgjedhje pa u shpërndarë Parlamenti”, është shprehur Limaj.

“Shpërndarja e Parlamentit s’mund të bëhet pa 80 vota, prandaj është i nevojshëm konsensusi i partive për datën e zgjedhjeve”, ka theksuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat