Kush po i nxjerr lakuriq para popullit e para botës, liderët politikë!?

Aktuale

Kush po i nxjerr lakuriq para popullit e para botës, liderët politikë!?

Nga: N.Sh Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:49
Liderët politikë

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila është seruar e gatshme nga të huajt, me mangësitë dhe telashet që i ka po i nxjerr lakuriq liderët politik para popullit.

Kështu po vlerëson njohësi i proceseve politike në Kosovë, Agron Halitaj, i cili thotë se kjo po ua çjerrë maskat liderëve politikë.

Sipas tij, Kushtetuta lakuriq po i nxjerr liderët tanë para popullit dhe para botës.

“Kushtetuta të cilën na kanë servuar të gatshme të huajt, me gjithë mangësitë që i ka dhe me gjithë telashet që po na i nxjerrë, e ka edhe një të mirë- po ua çjerrë maskat liderëve politikë! Po i nxjerr lakuriq para popullit e para botës, se ata nuk e kanë në plan të parë shtetin, por interesat e ngushta politike. Kur Kushtetuta është e heshtur dhe nuk jep zgjidhje në raste të caktuara, u takon liderëve që të dëshmojnë vullnet e përkushtim për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të favorshme për shtetin dhe kështu të krijojnë precedent pozitiv që mund të shërbejnë edhe në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve të ngjashme. Mjerisht, deri më sot, çdo zbrazëtirë kushtetuese është shfrytëzuar vetëm për të keq”, shkruan Halitaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat