Vjosa Osmani mobilizon LDK-në në Suharekë

Aktuale

Vjosa Osmani mobilizon LDK-në në Suharekë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:22
Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e Suharekës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e Suharekës. Ajo e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

“Kafe në Suharekë me aktivistët tanë të shkëlqyeshëm e të palodhshëm; bashkëbisedim i hapur me të rinjtë, gratë dhe mërgimtarët tanë” shkroi ajo.

Osmani nuk e la as pa e falënderuar edhe kryetarin e sapo zgjedhur të degës së LDK’së në Suharekë, Ardian Shalën.

Image

“Faleminderit kryetarit të ri të degës, Dr.Ardian Shala, që na bëri bashkë”.

Vjosa Osmani është njëra ndër deputetet më të votuara në Kuvendin e Kosovës. Emri i saj përflitet si njëra ndër kandidatet për kryeministre nga radhët e LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat