Vazhdon maltretimi i mërgimtarëve nëpër pikat kufitare, kolona me kilometra, pritje me orë të tëra - Bota Sot
Vazhdon maltretimi i mërgimtarëve nëpër pikat kufitare, kolona me kilometra, pritje me orë të tëra

Aktuale

Vazhdon maltretimi i mërgimtarëve nëpër pikat kufitare, kolona me kilometra, pritje me orë të tëra

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Problemi i pritjeve të gjata nëpër pikat kufitare të Kosovë me Serbinë po vazhdon ende.

 Në sezonën e verës kur mërgimtarët nga vendet e huaja ia mësyjnë Kosovës, fillojnë edhe problemet nëpër këto pika kufitare.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kanë deklaruar se përgjegjës për këto probleme janë autoritetet serbe.

Në anën tjetër, sot mërgimtarët kanë pritur deri në 7 orë në pikën kufitare në Merdare për të hyrë në Kosovë.

E gjendja më e mirë nuk është as tani në orët e fundit të së premtes.

Kolonat në pikën kufitare në Merdare arrijnë deri në 2000 metra, ndërsa pritjet zgjasin më shumë se 4 orë.

Situatë e njëjtë me pritjet është edhe në Muçibabë ku pritjet zgjasin deri në një orë e gjysmë, ndërsa tek Dheu i Bardhë deri në një orë.

Në Mutivodë e Jarinjë pritjet nuk zgjasin më shumë se 20 deri në 50 minuta sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...