Rugova: Albin Kurti, i nevojshëm për Kosovën, lider me vizion dhe i guximshëm - Bota Sot
Rugova: Albin Kurti, i nevojshëm për Kosovën, lider me vizion dhe i guximshëm

Aktuale

Rugova: Albin Kurti, i nevojshëm për Kosovën, lider me vizion dhe i guximshëm

Nga: V.R Më: 12 gusht 2019 Në ora: 15:53
Albin Kurti

Shumë zhgënjim dhe shumë pesimizëm shkaktuan tek qytetarët qeveritë e mëparshme në Kosovë. Dozën e zhgënjimit e pesimizmit e shtoi edhe qeveria e fundit e përbërë nga koalicioni PAN.

Këso konkluzionesh kanë dhënë edhe partitë opozitare, parti të cilat, po tentojnë t’ia marrin pushtetin forcës tjetër politike, të përbërë partitë e koalicionit PAN.

Vetëvendosje, është një nga ato që me vrull të madh po tenton të vijë në pushtet. Anëtarë të partisë në fjalë, për “Bota sot”, kanë thënë se me këdo që flasin thonë se është nevoja e menjëhershme për ndryshim. Dhe se sipas tij, duhet urgjentisht të vijë Vetëvendosje në pushtet që të ndodh funksionimi i rendit dhe ligjit.

Yll Rugova, ish-drejtor nga Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, për “Bota sot”, ka thënë se çkapja e shtetit do të ndodh veç me Albin Kurtin, kryeministër.

“Me këdo që po flas po më thonë se kemi nevojë për ndryshim. Sepse korrupsioni, dhe qeverisja e keqe që është instaluar vazhdimisht e po thellohet. Na duhet një ndryshim i madh, për të vendosur rend dhe ligj, dhe për të çkapur shtetin. Këtë mund ta arrijmë veç nëse Albin Kurti bëhet kryeministër”, tha ai.

Rugova, përmendi edhe arsyet se përse Kurti është i duhuri që të ndodhin gjëra pozitive në vend.

“Ai vazhdimisht dhe pa përjashtim e ka dëshmuar se është i pakorruptueshëm në rradhë të parë, por edhe i guximshëm e me vizion për shtetin, që është gati poaq e rëndësishme sa pika e parë. Pra, Albin Kurti është shpresa e shtetit për një ndryshim rrënjësor”, tha ai.

Rugova, tha se Vetëvendosje është shprehsa e shtetit për një shtet të drejtë, me fokus në arsim, shëndetësi me zhvillim ekonomik që mundëson punësim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...