Pacolli u reagon ashpër shteteve të Quint-it: Loja e ndyrë e Serbisë... - Bota Sot
Pacolli u reagon ashpër shteteve të Quint-it: Loja e ndyrë e Serbisë...

Aktuale

Pacolli u reagon ashpër shteteve të Quint-it: Loja e ndyrë e Serbisë...

Nga: A.ZH Më: 13 gusht 2019 Në ora: 17:26
Behgjet Pacolli

Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, u ka reaguar shteteve të QUINT-it, të cilat përmes një deklarate të përbashkët, sot kanë kërkuar që Kosova të heq taksën dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Pacolli ka deklaruar se Kosova është gjithmonë e gatshme për dialog, por vetëm si shtet i pavarur dhe Sovran që synon njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, përcjell Bota sot.

Sipas Pacollit, taksa ndaj produkteve serbe, ishte instrument sovran i Kosovës të reagojë ndaj agresionit të provokuar nga Beogradi, teksa ka theksuar se Serbia ende nuk tregon vullnet për t'i dhënë fund asaj.

Reagimi i Pacollit:

Politika e jashtme e Kosovës ka qenë gjithmonë e koordinuar dhe në përputhje me pozicionin e partnerëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francen, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë që nga fillimi i viteve '90.

Shtetësia jonë është e bazuar në orientimin tonë perëndimor dhe ne mirëpresim angazhimin e treguar nga të gjitha vendet e Quint së bashku për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosova gjithmonë ka qëndruar e përkushtuar të vazhdojë dialogun dhe ne kemi qenë të gatshëm të rifillojmë bisedimet, por ishte Serbia që la karrigen e saj të zbrazët dhe provokoi incidente dhe agresion kundër Kosovës vazhdimisht.

Deklarata e Marko Gjuriqit sot dëshmon edhe një herë mungesën e vullnetit nga Serbia për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kosova ka luftuar për 2 vjet një betejë diplomatike tq paparë me Beogradin që diplomacia e ndyrë Serbe ka synuar të minojë shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht. Tarifa ka qenë instrumenti sovran i Kosovës të reagojë ndaj këtij agresioni të provokuar nga Beogradi, dhe sot Serbia ende nuk tregon vullnet për t'i dhënë fund asaj.

Ne jemi gati si gjithmonë për dialog, por kushtet janë të qarta si dy shtete të pavarura dhe sovrane që synojnë njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...