Zyrtari i LDK-së: AAK-ja, VV-ja e Nisma i lanë qytetarët pa liberalizim të vizave - Bota Sot
Zyrtari i LDK-së: AAK-ja, VV-ja e Nisma i lanë qytetarët pa liberalizim të vizave

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: AAK-ja, VV-ja e Nisma i lanë qytetarët pa liberalizim të vizave

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 19:50
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, qeveri të matrapazëve e të sekserëve.

“LDK-ja nuk përkrah qeveri të matrapazëve e të sekserëve. S’po dua të përmend emra, sepse opinioni i di ata”, ka thënë ai në RTK.

Gecaj ka vlerësuar se liberalizimin e vizave Kosovës ia humbi opozita e mëhershme e përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate.

“AAK, Vetëvendosje dhe Nisma e kallën Kosovën për demerkacionin e kur AAK-ja dhe Nisma hynë në Qeveri e miratuan vetë. Nuk na lanë ta votojmë demerkacionin, kurse ne e votuam demerkacionin. Janë plangprishës, ne jemi shtetformues. Ne nuk kemi liberalizim të vizave për shkak të opozitës së atëhershme”, ka thënë Gecaj.

Ai ka thënë se PAN ka raport të keq me ndërkombëtarët.

“Është e paprecendentë që QUINT-i të ndërhyjë në këtë mënyrë në procez zgjdhor. Dalja e QUINT-it me një deklaratë të tillë tregon se këta kanë problem të madh. Kjo tregon që koaliconi kanë raporte të këqija me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Gecaj.

Ai ka theksuar se QUINT po i thotë qeverisë në largim: mos e përdorni taksën për populizëm. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...