Veseli takon bashkëluftëtaret e UÇK-së: Bashkë sikur në luftë edhe sot kundër korrupsionit - Bota Sot
Veseli takon bashkëluftëtaret e UÇK-së: Bashkë sikur në luftë edhe sot kundër korrupsionit

Aktuale

Veseli takon bashkëluftëtaret e UÇK-së: Bashkë sikur në luftë edhe sot kundër korrupsionit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 14:30
Pamje nga takimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme është takuar me bashkëluftëtaret e tij nga koha e luftës.

Ai tha se biseda me gratë në uniformë të UÇK-së ishte kthim në kohë dhe shtoi se ato kanë dhënë një kontribut vendimtar, por nuk e kanë marrë kurrë lavdinë që e meritojnë.

Tutje, Veseli ka thënë se do të angazhohet me tërë fuqinë që ka për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

Postimi i plotë në Facebook:

E fillova mëngjesin sot me bashkëluftëtaret e mia nga koha e luftës. Ishte kthim në kohë biseda me gratë në uniformë të UÇK-së, të cilat kanë dhënë një kontribut vendimtar, por nuk e kanë marrë kurrë lavdinë që e meritojnë.

E theksuam njëzëri se ky nuk është vendi për të cilin kemi luftuar, që fëmijët tanë të largohen për shkak të mungesës së perspektivës.

Do të angazhohem me tërë fuqinë time për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë në Kosovën tonë. Për një ekonomi të lirë dhe të bazuar në mundësi të barabarta për të gjithë.

Së bashku, sikurse ishim në luftë, do të jemi edhe sot kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Fituam atëherë, do të fitojmë edhe sot.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...