Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Bota Sot
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Aktuale

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 07:45
Ilustrim

Këto janë ngjarjet kryesore që pritet të ndodhin sot në Kosovë:

​Përfaqësues të Komunës së Drenasit dhe Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe tek varri i heroit të kombit, Fazli Grajqevci.

(Fshati Sankoc, ora: 09:00)Në kuadër të ditës së dytë të Hardh Fest, hapet panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë. (Rahovec, ora 10:00)

Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, gjeneralmajor Skënder Çeku, bëhen homazhe në Loxhë (ora 11:00) dhe në Gllogjan (ora 12:00)

Në përvjetorin e 55-të të rënies së mësuesit dhe ideatorit të lëvizjes kombëtare Fazli Grajqevci, mbahet orë përkujtimore. (Biblioteka Kombëtare, ora:12:00

)Në kuadër të ditës së dyë të Hardh Fest, mbahen garat në shtrydhjen e rrushit. (Rahovec, ora: 14:30)

Për të shënuar konceptin “Singing to the River” në kuadër të Autostrada Biennale mbahet performanca në piano e Malik Halçe.

(Rr. “Vatrat Shqiptare”, Prizren, ora: 20:00)

Në kuadër të ditës së dytë të Hardh Fest, mbahet koncerti Pop/Rock dhe me DJ. (Rahovec, ora 20:00) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...