Haradinaj nga Juniku: Të mobilizuar për një qeveri të dinjitetshme

Aktuale

Haradinaj nga Juniku: Të mobilizuar për një qeveri të dinjitetshme

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:25
Pamje nga vizita

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar strukturat e kësaj partie në Junik dhe nga atje ka thënë se janë të mobilizuar për t’i dhënë Kosovës një udhëheqje të guximshme e të vendosur, me vizion dhe vlera, që e ka në rend të parë shtetin 100% dhe dinjitetin e tij.

“Në zemër të Dukagjinit, bashkë me strukturat e Aleancës në Junik, të mobilizuar për t’i dhënë Kosovës një udhëheqje të guximshme e të vendosur, me vizion dhe vlera, që e ka në rend të parë shtetin 100% dhe dinjitetin e tij. Pa kompromise, me efektshmëri të dëshmuar në veprime qeverisëse dhe me objektiv që zhvillimi ekonomik, përballja me korrupsionin e punësimi i të rinjve, të ndodhin vërtetë. Qeveri të dinjitetshme për shtet të dinjitetshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat