Gani Geci i reagon VV-së dhe Albin Kurtit: “M’ka çu nana me la gojën” - Bota Sot
Gani Geci i reagon VV-së dhe Albin Kurtit: “M’ka çu nana me la gojën”

Aktuale

Gani Geci i reagon VV-së dhe Albin Kurtit: “M’ka çu nana me la gojën”

Nga: N.Sh Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:27
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Kjo për shkak se, Lëvizja Vetëvendosje nuk po dëshiron me bë koalicion me Lidhjen Demokratiek të Kosovës, për të cilën Geci thotë se, VV-ja po e luan lojën “m’ka çu nana me la gojën”.

Geci duke folur për lutjen e VV-së që i ka bë LDK-së që kjo e fundit të merr postin e Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit pas mandatit të Hashim Thaçi, e Albin Kurti të bëhet kryeminsitër, pohon se, kjo është metodë kinse e luta por ata nuk pranuan.

Sipas Gecit, VV-ja bashk me LDK-në duhet me propozua Vjosa Osmanin ose Kujtim Shalën për kryeministër ndërsa postet të ndahen 50:50.

Ja postimi i plotë i Gani Gecit:

VV PO LUAN LOJEN "M'KA QU NANA ME LA GOJEN"

Sipas parashikimeve VV nuk është e interesuar për koalicion me LDK-në.

VV ështe e interesuar të luaj lojën politike gjoja ne jemi duke e lutur LDK-në që ta nxjerrim Kosovën nga situata e mjeruar Politiko -Socio - Ekonomike dhe tani LDK u vonua dhe VV nuk pret ma.

Ose loja tjeter ja Albin Kurti kryeministër, ja Kosova ka me vdekë.

VV e din se ka vetem një kandidat për kryeministër, ndersa LDK i ka të paktën 10 të përgaditur me pëgaditje shkollore shumë më shumë se Albin Kurti.

Elektorati i LDK-së e don Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre ,LDK ka edhe të tjerë akademik Kujtim Shalën, Arban Abrashin, Anton Qunin por edhe nga Strukturta e vjetër e ka mjalft kandidat ka Agim Veliun, Lutfi Hazirin prandaj taktika e VV "m’ka qu nana me la gojen" sa për të tërhequr ndonjë pikë para zgjedhjeve nuk është korrekte.

Kjo metoda unë te luta ti nuk deshte ti je fajtor,nuk funksionon!

Nëse VV e don Kosovën më shumë se pushtetin le ta nominojn së bashku me LDKnë, kryministër Kujtim Shalën ose Vjosa Osmanin dhe le ta marrin Kryetarin e Parlamentit le ti ndajnë postet ministrore 50:50 edhe me këtë hapë tregojnë që po e don Kosovën më shumë se pushtetin, përndryshe VV po lun me karten e djegur dhe mund ti kthehet boomerang.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...