Vuçiq takoi Palmer dhe Vilson: “Kosova ishte tema dominuese e bisedës” - Bota Sot
Vuçiq takoi Palmer dhe Vilson: “Kosova ishte tema dominuese e bisedës”

Aktuale

Vuçiq takoi Palmer dhe Vilson: “Kosova ishte tema dominuese e bisedës”

Nga: F. B. Më: 21 gusht 2019 Në ora: 17:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me zëvendës sekretarin shtetëror Metju Palmer dhe nënkryetarin e Këshillit Atlantik të ShBA-ve Dejmon Vilson.

Vuçiq me zyrtarët e lartë amerikanë Palmer dhe Vilson u takua pas takimit të mbrëmshëm me sekretarin e shtetit Majk Pompoe.

"Bisedë e gjatë, përgjegjëse dhe serioze me zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-ve Metju Palmer për raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe rreth raporteve gjithëpërfshirëse amerikano-serbe” ka shkruar presidenti serb Vuçiq në Instagram, shkruan "Bota sot".

Image
Image

"Kosova ishte tema dominuese e bisedës me nënkryetarin ekzekutiv të Këshillit Atlantik Dejmon Vilson. Mbrojtja e interesit të popullit serb në Kosovë dhe ruajtja e interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Serbisë ishin çështjet e ngritura në bisedë me Vilson” ka publikuar Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...