Haradinaj për liberalizimin: Jemi të frustruar me BE-në - Bota Sot
Haradinaj për liberalizimin: Jemi të frustruar me BE-në

Aktuale

Haradinaj për liberalizimin: Jemi të frustruar me BE-në

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 19:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka takuar sot disa studentë, ku aty ka shfryer edhe mllefin që ka me Bashkimin Evropian. Sipas tij, Kosova ka përfunduar të gjitha obligimet si shtet, mirëpo BE-ja nuk po e kthen me të njëjtën monedhë.

Haradinaj para këtyre studentëve që vijnë nga shtete të ndryshme të botës ka treguar histori të Kosovës.

Por studentët ndërkombëtarë ishin të interesuar të dëgjonin nga Haradinaj se çfarë po ndodhë me dialogun dhe vendosjen e taksës.

I dorëhequri nga posti i kryeministrit u përgjigj duke thënë se Serbia nuk është e interesuar të dialogojë.

“Dialogu është rruga e vetme përpara dhe e kam mbështetur në ë gjitha kohërat. Në këtë kohë Serbia nuk është e gatshme për marrëveshje dhe mundohen ë gjejnë pretekst që të mos shfaqen në tavolinë. Mendoj se arsyetimi i tyre tani është taksa, mendoj se e vërteta duhet të dalë në shesh dhe e vetmja gjë që ka mbet është njohja mes dy shteteve. Serbët kanë filluar të na bllokojnë, po ashtu edhe dialogun dhe është interes i tyre të shohin se sa larg do të shkojnë. Është një fushatë shumë e vështirë kundër nesh dhe arsyeja për këtë është larguar, nuk do largojmë tarifën deri sa të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se është i frustruar me Bashkimin Evropian.

 “Jemi të frustruar me BE për mos liberalizim, sepse ne si Kosovë i kemi përmbushur kushtet e kontratës. Konkretisht unë kam qenë ai që kamë përmbushur një marrëveshje që ka qenë shumë e vështirë”, ka thënë Haradinaj.

E ai nuk e la pa përmendur edhe kauzën e luftimit të korrupsionit e nepotizmit. 
Këto komente Haradinaj i dha para një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...