Beqiri: Nuk mbaj mend që ka pasur legjislaturë më të dobët - Bota Sot
Beqiri: Nuk mbaj mend që ka pasur legjislaturë më të dobët

Aktuale

Beqiri: Nuk mbaj mend që ka pasur legjislaturë më të dobët

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:21
Ismet Beqiri

Pak para fillimit të seancës për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, gjë e cila do t’i hapë rrugë shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se nuk mban mend që ka pasur legjislaturë më të dobët.

Sipas tij, qëndrimi i LDK-së për seancën e sotme është tashmë i ditur.

Beqiri: Sa i përket LDK-së do gjë është e qartë

“Pa dyshim se sot sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës është çdo gjë e qartë. Bile ne kemi thënë që ka kohë që ky Parlament dhe kjo qeverisje që ka qenë është dashur që në fillimet e saj të shkon në shtëpi, dhe të shkohet në zgjedhjet tjera, sepse po thuajse asgjë nuk ka funksionuar mbarë dhe mirë. E kundërta, gjithçka që është bërë, është bërë keq dhe nuk mbahet mend që ka pasur legjislaturë përgjithësisht më të dobtë për mendimin tonë falë vetë koalicioneve, sepse për të qeverisur mirë do të duhej të pasur edhe numër të mjaftueshëm për të kaluar ligje, vendime që i takojnë Kuvendit”, tha ai.

Ai tha se është hera e parë që Kuvendi shkon me vetshpërndarje, për çka e quajti interesante.

Ai ka shpresuar që njëjtë si LDK edhe partitë tjera, në seancën e sotme plenare të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...