Një kundër, dy abstenime, kjo është lista si votuan për shpërndarje të Kuvendit - Bota Sot
Një kundër, dy abstenime, kjo është lista si votuan për shpërndarje të Kuvendit

Aktuale

Një kundër, dy abstenime, kjo është lista si votuan për shpërndarje të Kuvendit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Deputeti Milaim Zeka, derisa ka qenë mjaft kritik në këtë legjislaturë ndaj Qeverisë së Kosovës, kryetari i partisë më të re në Kosovë, sot votoi kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, i cili ishte i vetmi deputet kundër shpërndarjes.

Ndërsa, kanë abstenuar dy deputetë të PDK-së, Ganimete Musliu dhe Zenun Pajaziti. Po ashtu edhe deputetja tjetër e PDK-së Sala Berisha Shala s’ka marrë pjesë fare në votim, sikur edhe disa deputet të tjerë nga Grupi 6+.

Derisa munguan deputetët e Listës serbe në këtë seancë, në sallë ishin 106 deputetë, 89 ishin pro, një kundër dhe dy abstenime. Më poshtë mund të gjeni listën e votimeve në Kuvend. Në listë janë 105 vota, por që një deputet ka votuar me dorë, jo në mënyrë elektronike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...