U tha se do të jap dorëheqje nga AKR-ja, flet Behgjet Pacolli

Aktuale

U tha se do të jap dorëheqje nga AKR-ja, flet Behgjet Pacolli

Nga: A.M. Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:01
Behgjet Pacolli

Të mërkurën në mbrëmje doli lajmi se presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli do të jap dorëheqje nga kjo parti.

Por, Pacolli në një postimi në Facebook,  e ka mohuar këtë gjë. Ai ka thënë se AKR do të kandidoj me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin tonë me Perëndimin dhe angazhimin tonë për sundimin e ligjit.

Postimi i plotë:

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t'i japin legjitimitet skenës politike. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha dhe ne kemi nevojë që qytetarët tanë të japin mbështetje për vizionin tonë.

Unë dhe AKR do të kandidojmë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin tonë me Perëndimin dhe angazhimin tonë për sundimin e ligjit.

#AKR

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat