“Nxehet” Vjosa Osmani: Mjaft me gënjeshtra, shikojini faktet kush e parandaloi ndarjen e Kosovës - Bota Sot
“Nxehet” Vjosa Osmani: Mjaft me gënjeshtra, shikojini faktet kush e parandaloi ndarjen e Kosovës

Aktuale

“Nxehet” Vjosa Osmani: Mjaft me gënjeshtra, shikojini faktet kush e parandaloi ndarjen e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 22 gusht 2019 Në ora: 21:48
Vjosa Osmani

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, ka publikuar dy Rezolutat e nxjerra nga Kuvendi I Kosovës, për dialogun me Serbinë dhe negocimin për territorin e Kosovës.

Ajo ka thënë se Rezoluta e parë e sponsorizuar nga Ramush Haradinaj, kishte autorizuar presidentin Hashim Thaçi, që të hapte rrugën për ndarje, por këtë e kishte parandaluar LDK-ja.

Edhe Rezoluta e dytë që ia ndalonte Thaçit negociimin e territorit, ishte parandaluar nga LDK-ja, përcjell Bota sot.

Osmani ka kërkuar që të mos ketë gënjeshtra, por vetëm fakte, duke treguar se ishte LDK-ja me 25 deputetët e saj që punuan për shtetin dhe parandaloi ndarjen e Kosovës.

Postimi i Osmanit:

Rezoluta në foto 1 që E AUTORIZON Thaçin për bisedime dhe i hapë rrugën për planin e ndarjes: E sponzorizuar nga Haradinaj, e parandaluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rezoluta në foto 2 që IA NDALON Thaçit dhe kujtdo tjetër të negociojë territorin: E sponzorizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por e parandaluar nga Haradinaj me deputetët e tij dhe PAN-istët e tjerë.

Bëjeni llogarinë vet tani, se kush vërtetë parandaloi ndarjen e Kosovës. Një parti me 10 deputetë, apo një parti me 25 deputetë (që bashkë me partitë e tjera opozitare përbënim shumicën shqiptare).

#MjaftmeGënjeshtra #VetëmmeFakte

#LidhjameQytetarët #LidhjapërShtetin

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...