LDK e shtynë për të hënën nominimin e kandidatit për Kryeministër - Bota Sot
LDK e shtynë për të hënën nominimin e kandidatit për Kryeministër

Aktuale

LDK e shtynë për të hënën nominimin e kandidatit për Kryeministër

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shtyrë për të hënën nominimin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme.

Kjo pasi që për kandidat për kryeministër janë përmendur emrat e Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës.

Në rast se nuk do të ketë konsensus në Kryesi të partisë të hënën për ndonjërin prej emrave, atëherë votimi do të kalojë në votim në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë nuk kanë marrë fare pjesë Lufti Haziri e Agim Veliu, pasi ata janë të pakënaqur me faktin që Vjosa Osmani pritet të nominohet për kandidate për kryeministre.

Ndërkohë ne mbledhjen e sotme, Arban Abrashi është caktuar Sekretar Organizativ i LDK’së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...