Parashikimi i gazetarit: Koalicionin do ta bëjnë LDK me AAK, Nisma, PSD, AKR. Në opozitë mbesin Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK

Aktuale

Parashikimi i gazetarit: Koalicionin do ta bëjnë LDK me AAK, Nisma, PSD, AKR. Në opozitë mbesin Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Analistët politik kanë parashikuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që fo të mbahen më 6 tetor.

Analisti politik, Arben Ahmeti ka theksuar se Nisma dhe AKR do të jenë përcaktuese e qeverisë së re.

“Nisma do të jetë përcaktuese e qeveisë së re”, tha ai, në emisionin “Debat Plus” në RtV Dukagjini.

Ndërkaq, gazetari Vehbi Kajtazi ka theksuar se mund të kemi koalicion paszgjedhor ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës, PSD-së e AKR-së.

“PDK e Vetëvendosje, mund të mbesin në opozitë”, tha ai.

Ndërsa, analisti politik, Ilir Mirena ka theksuar se koalicioni Nisma- AKR është shumë stabil dhe pritet që të jetë përcaktuese për qeverinë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat