SBASHK-Kastratit: Do të përballesh me greva nëse nuk heq dorë nga mbyllja e shkollave

Aktuale

SBASHK-Kastratit: Do të përballesh me greva nëse nuk heq dorë nga mbyllja e shkollave

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:59
Pamje nga takimi

SBASHK-u ka kërkuar edhe një herë nga kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati që të heqë dorë nga ideja e tij për mbylljen e disa shkollave si pjesë e reformave në arsim, duke e quajtur këtë një vendim të ngutshëm dhe të pa analizuar mirë.

Udhëheqësit e SBASHK-ut gjatë një takimi sot me kreun e Kamenicës kërkuan që kjo çështje të debatohet  në nivelin qendror pas konstituimit të institucioneve të Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e tetorit, në të kundërtën paralajmëruan se do të ketë greva në të gjitha shkollat e komunës së Kamenicës.

Në këtë takim kryetari  Kastrati pohoi se ideja e tij nuk është debatuar në asnjë seancë me asamblistët e kësaj komune, duke konsideruar se për këtë nuk ka nevojë. 

Gjithë ajo që është  përsëritur nga Kastrati se ideja është në dobi të nxënësve dhe punëtorëve të arsimit  nuk ka qenë e mbështetur në argumente të qëndrueshme  dhe është kundërshtuar me argumente nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj dhe stafi tjetër i kësaj sindikate, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

SBASHK ka kërkuar nga kryetari  Kastrati që ta tërheqë idenë për mbylljen e disa shkollave, në mënyrë që procesi mësimor të fillojë  pa probleme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat