Limaj: Nisma-AKR-PD është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve

Aktuale

Limaj: Nisma-AKR-PD është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 21:26
Fatmir Limaj

Pas dorëzimit të koalicionit Nisma-AKR-PD në KQZ, kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve.

“Boshti politik i përbërë nga NISMA, AKR dhe PD sapo aplikoi në KQZ për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e 6 tetorit. Ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve. Koalicion fitues. Koalicion i zhvillimit, i cili do t'i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. Na priftë e mbara!” ka shkruar Limaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat