Tahiri e Bislimi akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion e nepotizëm

Aktuale

Tahiri e Bislimi akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion e nepotizëm

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:45
Tahiri e Bislimi

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi ka thënë se ministrat e Qeverisë Haradinaj kanë qenë të pazotë.

“Për me hy në Qeveri as nuk duhet me pas shkollë e as kurrëgjë. Duhet me ditë me numëru deri në 100”, ka thënë ai.

Sipas tij shembulli me i mirë për pazotësinë e ministrave është ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Kqyreni Abelardin edhe e kuptoni me së miri nivelin e ministrave”, ka thënë ai.

E Tahiri i është kundërpërgjigjur se është për keqardhje se në çfarë niveli ka rënë Bislimi. Sipas Tahirit VV-ja është parti e korruptuar. Ka marrë shembull siç ka thënë ai ish-shefin e grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.

“Shefi i grupit parlamentar të VV-së e sjellë emrin e gruas në Kuvend për votim për Bordin e RTK-së dhe sillet aty nëpër Kuvend”, ka thënë Tahiri.

Nënkryetari i VV-së, Bislimi është shprehur kundër diskutimit për taksën, e vendosur nga kryeministri në Haradinaj.

“Është turp që pas 24 muajsh ne ende flasim për taksën… Me u mburrë Qeveria për një vendim të mentalitetit të tuxharëve”, ka thënë Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat