A është Hisen Berisha pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së?

Aktuale

A është Hisen Berisha pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së?

Nga: N.H Më: 8 shtator 2019 Në ora: 19:30
Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. E në mesin e kësaj liste gjendet edhe emri i ish-komandantit të Koshares, Hisen Berisha.

Ai në këto zgjedhje do të garojë me numrin 41, shkruan “Bota sot”.

Në listën e PDK-së, janë gjithsej 110 kandidatë, ndërsa “Dekada e re” nuk dallon nga ajo e vjetra, ashtu siç pretendonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

PDK, është partia e cila pas tri ditësh dorëzimi të listës në Këshillin Qendror Zgjedhor e ka publikuar listën, të cilën e ka mbajtur shumë fshehtë nga qytetarët.

Kadri Veseli ka premtuar se në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së nuk do të ketë persona të cilët akuzohen nga autoritetet e rendit. E megjithatë në mesin e kësaj liste gjenden edhe Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat