Hamiti: Rugova ka besuar në SHBA-të, por nuk u ka thënë gjithmonë po

Aktuale

Hamiti: Rugova ka besuar në SHBA-të, por nuk u ka thënë gjithmonë po

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 23:01
Muhamet Hamiti

Ish-këshilltari i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka treguar për qëndrimet që ai ka pasë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka treguar se presidenti i ndjerë ka ditur t’i thotë “jo” edhe SHBA-së.

“Ibrahim Rugova ka qenë njeri që ka besuar në SHBA-të, por nuk u ka thënë gjithmonë po as atyre”.

“Gjatë viteve ’90, SHBA-të kanë pasë qëndrim për rikthim të autonomisë. Rugova ia dalë të punojë me ta, ta fitojë simpatinë e tyre duke i thënë jo rikthimit të autonomisë, por pavarësi – pavarësi të Kosovës që vetëm ai mund ta quante me gjuhën e butë dhe qëndrimin e fortë të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, por si kompromis”.

“Idealiteti i shqiptarëve ka qenë bashkimi i shqiptarëve, ndërsa kompromisi i shqiptarëve ka qenë Pavarësia e Kosovës”.

“Ju e dini si është dukur në veshët e ndërkombëtarëve ne vitet e 90-ta t’u thoshe atyre se e duam pavarësinë dhe se ky është kompromisi ynë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat