Medvedev mund të vizitoj Beogradin?

Aktuale

Medvedev mund të vizitoj Beogradin?

Nga: Fatmir Beka Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:50
Dmitrij Medvedev

Kryeministri i Rusisë Dmitrij Medvedev mund të jetë mysafir në shënimin e 75 vjetorit të çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore, ai ishte në shënimin e 65 vjetorit në vitin 2009, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Vizita e kryeministrit rus ende nuk është e konfirmuar, por sipas njohurive që ka gazeta ka mundësi që ai të qëndroj në Beograd jo pikërisht në ditën e çlirimit por ndonjë më vonë që ndërlidhet me 20 tetorin dhe 1 nëntorin çlirim in në luftën e parë botërore.

Pritet shkruan gazeta që Serbia të jetë nikoqir i një tjetri zyrtar të lartë të Rusisë në 75 vjetorin e çlirimit të Beogradit ku kanë marrë pjesë edhe njësite të armatës së kuqe, ka thënë në vikend presidenti Vuçiq, pas bisedës me ambasadorin Harçenko.

Në Rusi shënimin e ditë të fitore ndaj fashizmit me 9 maj mbahet parakalim tradicional ushtarak  në Sheshin e kuq në Moskë, ku prezantohet potenciali dhe të arriturat ushtarake.

Ardhja e Medvedevit në Serbi vlerësohet si mundësi e mirë që kryeministri rus dhe ai serb të shqyrtojnë tema me rëndësi në interesin e të dy vendeve, si dhe bashkëpunimin jo vetëm politik e ekonomik por edhe atë ushtarako-teknik.

Medvedev si president tus ka qëndruar në Serbi 10 vite më përpara në akademinë “Beogradi mban mend” kur është shënuar 65 vjetori i çlirimit të kryeqytetit. Aso kohe ai ka theksuar se të dy popujt i lidh historia e lavdishme dhe vlerat shpirtërore, vëllazëria dhe përpjekja që me unitet të mbrojmë njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat