Profesori i njohur “godet” Thaçi: Dialogun e rrëmbeu, e vodhi për interesa të veta

Aktuale

Profesori i njohur “godet” Thaçi: Dialogun e rrëmbeu, e vodhi për interesa të veta

Nga: A.SH Më: 11 shtator 2019 Në ora: 16:05
Hashim Thaçi

Profesor Binak Maxharraj, ka thënë se dialogu me Serbinë ka nisur po vazhdon dhe do të përfundoi keq, sepse Hashin Thaçi jashtëligjshëm po e udhëheq atë, ai e rrëmbeu, e vodhi dialogun për interesa te veta, e nisi pa kushte, ani pse Kosova kishte se me çka të kushtëzonte Serbinë.

Ai përmes një postimi ka shkruar se, gjatë gjithë dialogut Hashim Thaçi ia lëshoi frenat Serbisë deri në atë masë sa që tani Serbia po kërkon kushte, bile po kërkon kompromise, hise në Kosovë sikur ajo të ishte viktimë e jo agresore.

Postimi në Facebook:

DIALOGU MË SËRBINË.

Dialogu më Serbin sikur të kishim njërez të mençur në pushtet realisht nuk do kishte ndodhë.Por që ndodhi dhe filloi keq,vazhdoi keq dhe do të përfundoi keq e më keq nese edhe pas zgjedhjeve lejohet qe Hadhim Thaçi jashtëligjshëm të udheheq më dialogun.Ky njeri e rrembeu,e vodhi dialogun për interesa te veta,e nisi pa kushte,anipse Kosova kishte së më çka të kushtezonte Serbin.Këtë qellimshem nuk e bëri Thaçi.Por gjatë gjithë dialogut Hashim Thaçi ia lëshoi dizginat Serbisë deri në ate masë sa qe tani Serbia po këkonë kushte,bile po kërkon kompromise, hise në Kosovë sikur ajo të ishte viktimë e jo agresore.

Sa nuk e ka rru dreqi Kosovën duhet që Hashim Thaçi urgjentishtë të shkarkohet nga pozita e kryetarit të shtetit,e më se paku ti merret diagolimi i tij i jashtëligjlshëm më Serbin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat