Sulmi fizik mes Molliqajt dhe Abazit, reagon Bahtiri: Veprimet e Molliqajt banditeske

Aktuale

Sulmi fizik mes Molliqajt dhe Abazit, reagon Bahtiri: Veprimet e Molliqajt banditeske

Nga: A.SH Më: 11 shtator 2019 Në ora: 23:03
Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj

Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me përleshjen mes Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit duke e dënuar ashpër.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.

Postimi në Facebook:

E dënoj ashpër sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit.

Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.

Përkrahjen e gjithmbarshme popullore ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e pranojnë dezertorët e PSD-së.

Me veprime banditeske Molliqaj dhe shokët të tij, po mundohen t'i hyjnë në hatër gangsterëve të partisë që iu kanë bashkëngjitur.

Ka kaluar koha e frikës dhe dhunës, sepse askush nuk i frikësohet askujt, aq më pak banditëve të vegjël si Dardan Molliqaj, i cili krejt famën e ka të ndërtuar duke nxjerrë njerëz zhag nga veturat.

Veprimi i sontëm është i ligë dhe tinëzar, sepse herave të tjera nuk do ta ketë rastin ta përsërit të njëjtin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat