Limaj dhe Shala vizitojnë sot Parkun e Biznesit në Viti

Aktuale

Limaj dhe Shala vizitojnë sot Parkun e Biznesit në Viti

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:42
Ilustrim

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj dhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala vizitojnë sot Parkun e Biznesit në Budrikë e Vitisë.

Sipas njoftimit, ata do ta vizitojnë këtë park në orën 14:30. Ndërtimi i këtij parku ka nisur në vitin 2017 dhe është investim i MTI-së dhe komunës së Vitisë.

Sipas tij, drejtuesve të komunës ka shumë investitorë vendor dhe të huaj të interesuar për të hapur biznese në këtë park biznesi.

Zona ekonomike me statusin e parkut industrial që do të hapet në zonën kadastrale të fshatit Budrikë, përfshin një sipërfaqe 15. 5 hektarë. Aty është planifikuar të hapen veprimtari të ndryshme ekonomike dhe pritet që të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal.

Vendin ku do të ndërtohet Zona ekonomike është në udhëkryqin që lidh fshatrat Budrikë, Radivojc e Skifteraj përgjatë magjistrales Ferizaj-Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat