Loshi: Albin Kurti, lider i pakontestueshëm - Bota Sot
Loshi: Albin Kurti, lider i pakontestueshëm

Aktuale

Loshi: Albin Kurti, lider i pakontestueshëm

Nga: V.R Më: 13 shtator 2019 Në ora: 10:37
Albin Kurti

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike, Liri Loshi, nëpërmjet një postimi është deklaruar se Vjosa Osmani është personifikimi më i mirë nga lideri Isa Mustafa. Por kjo nuk është e mjaftueshme që Osmani të meritoj dhe postin e kryeministres.

Loshi, është i idesë se LDK-ja mbetët e përçarë për shkak të mospajtimeve të shumëta brenda për brenda partisë.

Loshi, më tej, deklaroi se për shkak të këtyre rrethanave, personi më adekuat për kryeministër të Kosovës, është Albin Kurti.

Postimi plotë:

Vjosa Osmani është personifikimi më i mirë i menaxhimit të shkëlqyeshëm nga lideri Isa Mustafa të përçarjes së madhe të LDK-së dhe i shndërrimit në një unitet të jashtëzakonshëm në formë, por jo edhe në përmbajtje. Pra, LDK është bashkuar dhe mobilizuar rreth një personi për fitore elektorale, por mbetet thellë e përçarë në rrugëtimin e vet afatgjatë politik mu për shkak të mospjatimeve që LDK-në ta udhëheq i njëjti person. Kjo situatë është e pavolitshme për zhvillimin e shëndetshëm të LDK-së dhe edhe më e pavolitshme për stabilitetin qeverisës nëse LDK vërtet arrin që ta merr timonin drejtues të qeverisë së Kosovës.

Situata do të ishte krejt ndryshe sikur LDK të ishe bashkuar rreth Vjosa Osmanit gjatë zgjedhjeve të brendshme dhe ta kishte zgjedhur atë për kryetare të LDK-së, për çka edhe ishte vullneti i shumicës së anëtarësisë së kësaj partie. Është pra iluzion që një parti që nuk arrin të çkapet vetë nga grupet e interesit, apo “feudet që janë të lidhura me struktura kriminale të PDK-së”(J. Buxhovin) të arrijë ta çkap shtetin nga po ato struktura!

Pavarësisht simpatisë së madhe në publik për Vjosa Osmanin si një politikane e re dhe intelektuale e sidomos si një grua e suksesshme në politikë, mendoj se zgjedhje më adekuate për kryeministër të Kosovës në koalicion të përbashkët të LDK-së dhe VV-së është Albin Kurti, i cili aktualisht është lideri i pakontestetueshëm i partisë që ai drejton dhe ka kompetenca të plota për të marrë vendime të rëndësishme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...